Vodhi celularë në një dyqan, arrestohet izraeliti “endacak”

29/01/2018 15:31

Një 37-vjeçar, i lindur në Vlorë, por me pasaportë izraelite, është kapur nga patrullat “Shqiponjat” pasi kishte vjedhur 8 aparate celularë në një dyqan në Paskuqan.

Sipas policisë së Tiranës, Eragon Aliay, me pasaportë izraelite, kishte hyrë në Shqipëri dy javë më parë, por nuk kishte një destinacion final, duke u endur rrugëve.

Shitësja e dyqanit ka njoftuar policinë, të cilat janë nisur drejt vendngjarjes. Në afërsi të vendit ishte duke lëvizur në këmbë për të shkuar në punë edhe një punonjës policie i Reparit Special Shqiponjat, i cili porsa ka parë 37-vjeçarin që po vraponte dhe shitësen e dyqanit që po kërkonte ndihmë është vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Aliay kur ka parë se po e ndiqte punonjësi i policisë ka hedhur në rrugë aparatet celularë dhe ka vijuar lëvizjen me vrap por që është kapur nga efektivi, ku në ndihmë të tij mbërritën edhe dy patrulla të Policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë Nr 5 Tiranë. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 aparate celular.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA