Georgina feston 24-vjetorin e ngrysur. Shkak, SMS-të e CR7

29/01/2018 13:57

I vënë përballë akuzave se i ka dërguar një “breshëri” mesazhesh në orët e natës modeles joshëse Rhian Sugden, Cristiano Ronaldo është parë disi “i ndrydhur” kur mbërriti në plazhet e Marbellas të dielën, teksa shoqëronte nga shumë pranë të dashurën e tij Georgina Rodriguez.

Ylli 32-vjeçar i Realit të Madridit ishte atje për të festuar 24-vjetorin e lindjes së Georginës, e u pa duke i hedhur njërin krah mbi shpinë, si për të treguar se kërkon ta mbajë afër nga zërat që duan “përçarjen” e çiftit.

Cristiano është fotografuar nga shumë pranë duke i bërë gjestin mbrojtës të dashurës së tij, e cila vetëm pak muaj më parë, në nëntor, solli në jetë fëmijën e tij të katërt dhe të parin e çiftit. Megjithatë, Georgina nuk u duk e gëzuar, siç duhej të ishte në një festë përvjetori të ditëlindjes së saj, por disi e ngrysur.

Ish-punonjësja e “Gucci”-t, e cila u takua për herë të parë me futbollistin e famshëm në një shfaqje të “Dolce & Gabbana”-s në vitin 2016, sërish dukej në formë sa i përket përzgjedhjes së veshjeve.

Veç Alanës, vajzës më të fundit me Georginës, Cristiano është baba edhe i Cristiano Jr., 7 vjeç, që mendohet të jetë sjellë në jetë nga një nënë surrogate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e binjakëve Eva e Mateo, që gjithashtu kanë lindur në një spital amerikan e më pas janë sjellë në Madrid, ku jetojnë me nënën birësuese.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA