Një vajzë 14-vjeçare dhe dy adoleshentë nga 17 vjeç janë vënë në pranga pas një ngjarje aspak të zakontë në jug të Londrës ditën e shtunë.
Në një tentativë për të arrestuar një të ri mbrëmjen e së shtunës, një 17-vjeçar i vendosin armën në kokë një oficeri policie në Lewisham, në jug të Londrës.
Policia bën të ditur se autori ishte së bashku me një tjetër 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare, të cilët janë vënë më pas në pranga nga policia.
Policia tha se adoleshenti pas ngjarjes është larguar me shpejtësi dhe ka tentuar të ndryshojë rrobat e tij, por është pikasur dhe arrestuar më pas nga policia, e cila vuri në pranga dhe dy adoleshentët e tjerë.
Fatmirësisht oficeri i policisë mbeti i pa lënduar në këtë ngjarje.
Top Channel