
24/02 18:37
Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 15 kallëpe tritoli, me peshë totale 6 kg.
Pas disa informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë , mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë.
Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve 15 kallëpet me peshë 400 gramë secili.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Top Channel