Shkencëtarët e qytetit zviceran të Bazelit kanë zgjidhur misterin dhjetëravjeçar të mumjes së një gruaje, të gjetur atje në vitin 1975, për të cilën thonë se është paraardhëse e hershme e ministrit aktual britanik të Çështjeve të Jashtme, Boris Johnson.
Kjo gjetje ishte një surprize për të gjithë. Trupi i mumifikuar, i dalë në drite 4 dekada më parë, ishte varrosur përpara altarit të kishës “Barfüsser”. Ajo dukej qartë se kishte qenë e ushqyer dhe e veshur mirë, gjë që dëshmonte se bëhej fjalë padyshim për një grua të pasur nga Bazeli.
Nuk kishte asnjë mbishkrim në varr lidhur me indentitetin e personit që prehej aty, por analizat fillestare të bëra arkivolit të drunjtë treguan se, ai datonte nga shekulli i XVI.
Vet Johnson pati pohuar në programin e BBC-së “Cilët mendoni se jeni?”, se paraardhësit e tij “kanë qenë pasanikë sqimatarë”.
Nga testimet e mëvonshme u pa se trupi i mumjes ishte i mbushur me arsenik, një trajtim standard për sifilizin ky nga fundi i shekullit të XV deri në të XIX-tin.
Kurimi me zhivë, që në realitet më shumë vriste sesa shëronte, ishte dhe shkaku që trupi i stër-stërgjyshes së shefit të diplomacisë britanike është ruajtur kaq mirë.
Shkencëtarët përdorën analizat e ADN-së për të zbuluar identitetin e gruas, e kështu gjetën se ajo është Anna Catharina Bischoff, vinte nga një familje fisnikësh, kishte vdekur në moshën 68-vjeçare, kishte lënë pas 7 fëmijë, e kështu duke kërkuar me kujdes pasardhësit është mbërritur deri te Boris Johnson.
Top Channel