Foto ilustruese

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishin marrë peng një 24-vjeçar i cili u kishte borxh.

Policia bën të ditur se ata janë arrestuar rreth orës 02.00 të mëngjesit. Pal Maletaj, 58 vjeç dhe Fatjon Maletaj, 26 vjeç, në Fushë Mëzes kanë marrë me forcë T.S., 24 vjeç, dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.

Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA