Ish-veterania e luftës, sërish nënë në moshën 50-vjeçare

24/01/2018 11:08

Senatorja amerikane dhe veteranja e luftës në Irak, Tammy Duckworth, ka njoftuar se po pret të bëhet nënë për të dytën herë, pak pasi ajo të mbushë të 50-tat në muajin prill.

Kjo do ta bëjë atë që të jetë e para senatore amerikane që lind ndërsa është në detyrë. Vetëm nëntë femra të tjera kanë lindur ndërsa shërbenin në kongres, të gjitha në Dhomën e Përfaqësuesve, asnjë në Senat.

Duckworth është edhe e e para grua me aftësi të kufizuara e zgjedhur në senat, pasi ka humbur të dyja këmbët ndërsa shërbente si një pilote helikopteri në ushtrinë amerikane. Duckworth është po ashtu edhe e para anëtare e Senatit e lindur në Tajlandë. Nëna e saj është me prejardhje kineze dhe babai i saj është një veteran amerikan që ka shërbyer në Luftën e Dytë Botërore atë të Vietnamit.

Duckworth tha për mediat amerikane se kish ardhur koha që një senatore femër të lindte ndërsa ishte në detyrë. “Nuk mund ta besoj se u desh të pritej deri në 2018. Kjo tregon jo pak për pabarazinë në përfaqësim që ekziston në vendin tonë”, tha ajo.

Ajo ishte e para femër që humbi të dyja këmbët në luftën në Irak pasi helikopteri që drejtonte, Black Hawk, u rrëzua në 2004.

49 vjeçarja u zgjodh në dhomën e përfaqësuesve në 2012-ën, ku shërbeu për dy mandate para se të kandidonte për në senat. Ish presidenti Barack Obama, u shfaq përkrah saj në fushatë në zgjedhjet e 2016, kur ajo fitoi vendin e tij të dikurshëm në Illinois për llogari të demokratëve.

Ndërsa bënte publik lajmin se ishte afro gjashtë muaj shtatzënë, Duckworth tha se ajo dhe bashkëshorti ishin përpjekur shumë për fëmijën e dytë të tyre. Vajza e parë, lindi si pasojë e një trajtimi fertiliteti në 2014, kur Duckworth ishte 47 vjeç dhe shërbente në Dhomën e Përfaqësuesve.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA