“Ti je grua, unë jam burrë mysliman”/ Sulm me thikë në metronë e Milanos, 23-vjeçarja mbetet e plagosur rëndë në fytyrë, autori një i ri algjerian
Mbërritja e ish-udhëheqësit katalanas, Carles Puigdemont, në Danimarkë nxiti një përpjekje të re të Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës për arrestimin e tij.
Presidenti i përmbysur i rajonit të pasur spanjoll udhëtoi drejt Kopenhagenit për të mbajtur atje një diskutim mbi Katalonjën.
Gjykata e Lartë e Spanjës e rrëzoi fletarrestin e lëshuar në muajin dhjetor, por pas zhvillimit të fundit, zyra e Prokurorit paraqiti kërkesën që një mandat i tillë të lëshohet sërish.
Puigdemont rrezikon të përballet me akuzat e rebelimit, separatizmit dhe shpërdorimit të fondeve publike.
Një padi e tillë bart në vetvete mundësinë e dënimit me maksimumin 30 vite burg. Kryetari i Parlamentit të Katalonjës, ndërkohë, e ka propozuar sërish Carles Puigdemontin si President rajonal.
Top Channel