E mbyti i shoqi, policia vë në pranga bashkëpunëtorin pas dy vitesh

22/01/2018 09:13

Kanë qenë shenjat e gishtave në trupin e viktimës që kanë çuar në arrestimin e 35-vjeçarit Fatjon Karmeshtna.

Policia ka zbuluar pas dy vjetësh edhe bashkëpunëtorin e vrasjes së S. Sula, 45 vjeçe. Ajo u gjet e pajetë në tualetin e biznesit të bashkëshortit të saj, i cili është dhe autori që po gjykohet për ngjarjen, Sadetin Sula.

Policia bën të ditur se Karmeshtna u arrestua pasi “gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpuntorë në vrasjen e shtetases S. S”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA