Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministri Edi Rama se po përdor shëndetin e fëmijëve për të qendruar më shumë në pushtet.
Ai i referohet projektit të shpërndarjes falas të fishave të diabetit për fëmijët e sëmurë deri në 18 vjeç.
“Kryeministri përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë të qelbura pushtet më shumë. Po e di ky “babarrypi” që mijëra fëmijëve me sëmundje onkologjike,me hemofili,me talasemi etj., u mungojnë ilaçet pa të cilat jeta është e pamundur apo edhe jeta e tyre varet nga sevapi i këtij. Thënë më thjesht po deshi ky edhe mund të jetojnë po nuk deshi ky atëherë nuk do të jetojnë. Turp i rëndë përdorimi i pacipë i shëndetit të fëmijëve për ca ditë të fëlliqura pushtet më shumë”, shkruan Vasili.
Top Channel