Kylie Jenner kapet “mat” me barkun e rrumbullakosur

17/01/2018 11:46

Lajmet për shtatzaninë e saj kanë pushtuar mediat rozë, ndërkohë që bukuroshja Kylie Jenner ende nuk ka konfirmuar nëse është I vërtetë apo jo.

Por pavarësisht se përpiqet të qëndrojë larg gazetarëve, sërish nuk ka mundur, pasi Kylie Jenner është fotografuar nga paparazët të cilët kanë publikuar foto të 20-vjeçares me barkun e rrumbullakosur.

E gjithë vëmendja e mediave është përqëndruar tek barku i rrumbullakosur i Kylie Jenner, e cila ishte munduar ta fshinte me veshjen, përmasat e së cilës ishin disa herë më të mëdha se zakonisht.

Duket se tashmë çdo dyshim për shtatzaninë e saj bie poshtë, pasi fotot tregojnë se bukuroshja 20-vjeçare është në pritje të ëmbël.

Një ditë më parë motra e saj, Kim konfirmoi ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë, e cila është vajzë

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA