Mbajti një pankartë ku shkruhej “njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë” kur Trump hyri në Kongres, përfaqësuesi demokrat nxirret jashtë nga salla
Një urë në ndërtim në Kolumbi është shembur duke i marrë jetën të paktën 10 punëtorëve të ndërtimit dhe duke plagosur pesë të tjerë.
Ura në Chirajara ishte pjesë e një autostrade që do të lidhte kryeqytetin Bogota me qytetin Villavicencio. Pamjet nga vendngjarja tregonin një pjesë të madhe të urës 450 metra të gjatë të shembur.
Ministri i transportit foli për një tragjedi dhe tha se shkaqet e shembjes janë nën hetim. Ura pritej të përfundonte në qershor.
Një nga punëtorët e lënduar tregon se shembja ndodhi papritur dhe ata nuk kishin pasur kohë të largoheshin.
Të gjithë bërtisnin – tha ai për të përditshmen “El Tiempo”. Drejtuesit e kompanisë së ndërtimit thanë se fatmirësisht pak punëtorë ndodheshin në urë në momentin e shembjes së saj, pasi stafi ndodhej në një mbledhje.
Top Channel