U përfshi në një skandal me pullë të kuqe, vajza e Figos e mohon

13/01/2018 16:52

Një skandal me pullë të kuqe mund ta trondiste, por ajo arriti shumë shpejt ta shpëtonte veten prej tij.

Po flasim për Daniela Figon, vajzën 18-vjeçare të ish-yllit të Barcelonës, Realit dhe Interit, Luis Figo.

Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë video me përmbajtje pornografike, me protagoniste një vajzë që pretendohet të ishte Daniela Figo.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë menjëherë vajza e kampionit luzitan.

Fotot dhe videot me pullë të kuqe, – thekson Daniela, – janë “të një vajze që pretendon se jam unë”.

“Dua që të gjithë ta dinë dhe ta kuptojnë se imazhet janë false dhe nuk më përkasin mua. Nuk e kuptoj motivin që fshihet pas të gjithë kësaj ngjarjeje, e gjithashtu trishtohem që disa njerëz bëjnë të tilla gjëra vetëm për të tërhequr vëmendjen, duke përfshirë njerëz që as nuk i njohin”, shkruan në rrjetin social Instagram, Daniela Figo.

FOTO GALERI
3/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA