Këputet litari, ushtarët bien nga helikopteri – VIDEO

11/01/2018 18:33

Supozohej të ishte një ushtrim sa për spektakël, por zbritja me litar nga helikopteri për paksa ka qenë tragjik për 3 ushtarakë indianë.

Ndërsa zhvillonin stërvitje për paradën e ditës së ushtrisë në Indi, jeta e tre ushtarëve është vënë në rrezik serioz pasi litari me të cilin ata po zbrisnin nga 15 metra lartësi është këputur, e ata kanë rënë mbi njëri-tjetrin.

Autoritetet njoftuan se asnjë prej ushtarëve nuk ka marrë dëmtime serioze për jetën, por bën me dije se ka nisur edhe një hetim për shkaqet e këputjes së litarit.

Top Channel