24/05 15:52
Teksa ka përfituar nga ndërprerja e Serie A për dy javë, kapiteni zikaltër ka udhëtuar në Maldive së bashkë me bashkëshorten, Wanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe menaxherja e tij.
Sulmuesi argjentinas ka shpërndarë një sërë fotosh në llogarinë e tij të “Instagramit”, ku në disa shfaqet tërësisht i zhveshur.
Në njërën nga fotot nuk ka munguar edhe komenti i Wandas. “Shpresojmë të mos fryjë erë”, shkruan ajo në foton ku Icardi është i mbuluar vetëm me një kapele.
Edhe pse rezultatet e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive për Interin, duket se Icardi po i shijon maksimalisht këto pushime në Maldive.
Top Channel