Balerina me 317 palë këpucë

11/01/2018 15:23

Të kesh 317 palë këpucë dhe të kërkosh të koleksionosh të tjera. Ky është hobi i Isida Mollaymerit, balerinës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila ka nisur të koleksionojë këpucë që në kohën e gjimnazit.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Isida rrëfen se në koleksionin e saj ka këpucë të ndryshme me taka, të sheshta apo edhe atlete: “Jam e fiksuar pas këpucëve. Për herë të parë “fiksimi” im ka nisur në gjimnaz. Sa herë shkoja në dyqane gjëja e parë që blija ishin këpucët. Jam kritikuar nga shoqet për këtë hobi që kam, por sërish kam vijuar. Në koleksionin tim nuk ka vetëm këpucë me taka, por edhe atlete. Nuk është se jam e fiksuar pas këpucëve firmë, mjafton të jenë të rehatshme”.

Megjithatë ky “hobi” i balerinës ka marrë edhe kritika nga familjarët e saj, për shkak të hapësirës së madhe që ato zënë në shtëpi: “Kam 317 palë këpucë dhe të gjithë korridorin e shtëpisë e kam “zaptuar”. Mundohem që secilën palë ta kombinoj me veshjet e mia. Në koleksionin tim kam edhe këpucë të cilat u ka kaluar moda, por sërish i mbaj. Në koleksionin tim ka edhe këpucë, pas së cilave jam shumë e afeksionuar pasi më kujtojnë momente të rëndësishme të jetës sime. Kritikohem shpesh nga familjarët e mi, por unë sërish nuk heq dorë nga ky hobi që kam për të koleksionuar këpucë”- përfundoi balerina.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA