Modelja ekspozon barkun e rrumbullakosur
09/01/2018 18:14
Për herë të parë që nga koha kur bëri publik lajmin se ishte në pritje të ëmbël, Miranda Kerr nuk ishte shfaqur në media.
Por një gjë e tillë ndryshoi ditën e dielë.
Bukuroshja ishte e pranishme në ceremoninë e Golden Globes, ku u shfaq e veshur me të zeza dhe me barkun e rrumbullakosur.
Në eventin e Golden Globes modelja shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Evan Spiegel, me të cilin është e martuar që prej vitit 2016.
Ky është fëmija i dytë i modeles, pas djalit të saj të parë 6 vjeçar Flynn, babai i së cilit është Orlando Bloom.
Top Channel