Baritoni i njohur Avni Mula festoi 90 vjetorin e lindjes në një festë me muzikë, mes miqsh dhe familjarësh. Një artist i madh, Nder i Kombit, nga i cili kemi kemi trashëgim disa nga këngët më të bukura të reportorit shqiptar, si “Nënë moj do pres gërshetin”, “Këngët e Atdheut tim”, “Valsi i lumturisë”, etj.

90 vjet muzikë dhe 90 vite jetë. E gjitha mes tingujsh. Kështu deshën të festojnë familjarë, artistë e miq ditëlindjen e Nderit të Kombit, Artistit të Popullit, Avni Mula.

“Më duket shumë e lehtë të kalojnë pa u ndierë. I bëra 90 vjec. I kam dhënë muzikës, e asaj do t’i jap për tërë jetën”, u shpreh Avni Mula.

Shpesh nuk i mbajti dot lotët, sidomos kur I sollën në vëmendje mozaikë nga jeta e tij.

“Ti u linde në Gjakovë. Në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, çuni më i vogël mes tre djemve dhe vajzave në atë familje. Të gjithë thonë që kur linde, linde me zërin tënd të fuqishëm, me zërin tënd të bukur”, tha e bija Inva Mula.

Kështu nisi jeta e tij e rrëfyer nga e bija. E më pas vijoi nga Gjakova në Shkodër. Aty u takua me mjeshtrin Preng Jakova, që këmbënguli ta çonte në Tiranë. Në korin e Ushtrisë me Gaqo Abrazin.

E nga aty rrugëtimi i fatit të artistit vazhdoi në Moskë, ku mësoi me pedagogët më të mëdhenj të Konservatorit Çajkovski. Takoi gruan e jetës së tij, Ninën, që e mori me vete në Shqipëri e ndërtoi familjen. Urimet i nis një nxënës i Avniut, kur ishte mësues në shkollën Vasil Shanto. Mjeshtri Robert Radoja.

“Kur arrin njeriu 90 vjeç ka vetëm një urim. U takofshim me tre shifra”, e uroi Robert Radoja.

Ishte publik artistësh, të mbledhur në një teatër për një emër që i ka dhënë shumë muzikës shqip. E që do te mbeten gjithmonë si: Nënë moj do pres gërshetin, Këngët e Atdheut tim, Valsi i Lumturisë etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA