Surpriza e ditëlindjes për Xhemi Shehun

04/01/2018 14:25

Jo vetëm kolegë por edhe miq shumë të mirë prej vitësh. Bëhet fjalë për treshen e ekranit të Top Channel, Xhemi Shehu, Arbana Osmani dhe Eno Popin.

Tre moderatorët vazhdojnë miqësinë prej vitesh dhe postimet e tyre në rrjetet sociale me njëri-tjetrin janë të vazhdueshme, postime të cilat tregojnë qartë afeksionin që ata kanë midis tyre.

Këtë herë ajo çfarë i ka bërë bashkë tre moderatorët e Top Channel ka qenë ditëlindja e Xhemit, e cila ka marrë një surprizë të këndshme nga dy miqtë e saj.

Ka qenë Arbana Osmani e cila ka publikuar në Instagram një video në të cilën shfaqen Xhemi dhe Eno duke kërcyer së bashku, ndërkohë që fishekzjaret shpërthejenë në shkallët e godinës në të cilën banon moderatorja.

Pak ditë më parë e ftuar në emisionin “100 milionë “, Arbana Osmani ka zbuluar surprizën e moderatorit, Eno Popi, i cili do të bëhet baba për herë të parë.

Dancing with our star ⭐️ Happy Birthday Chemi! We love you! @enopopi

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Top Channel