Mihajloviç nuk do të jetë më trajneri i Torinos. Vendimi për shkarkimin e trajnerit serb ka ardhur në orët e vona të mbrëmjes, pas humbjes që skuadra ‘Granada’ mori në derbi dhe eliminimit nga Kupa e Italisë.
Lajmi u bë zyrtar vetëm në mesditë, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku thuhet se “klubi ka marrë vemdin për shkarkimin e trajnerit dhe e falenderon për punën që ka bërë në 18 muaj”. Ndërkohë vetë presidenti Cairo ia ka komunikuar trajnerit shkarkimin një natë më parë. Mihajloviç u largua nga fusha me karton të kuq, pas golit të Mandzukiç, për protesta ndaj arbitrit për një faull të Khedira në dëm të Aquah.
Një zhvillim i papritur për Torinon, me orientimin e vetë presidentit Cairo, që gjatë gjithë kësaj kohe i kishte dalë në krah trajnerit serb, edhe pse skuadra nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Që nga fitorja në Romë me Lacion një muaj më parë, Torino nuk ka fituar më asnjë ndeshje, duke numëruar humbjen me Napolin në shtëpi, barazimin me Spal jashtë fushe dhe barazimin me Genoan në shtëpi.
Pas largimit të Mihajloviç emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e skuadrës është ai i Walter Mazzarrit, që vjen pas një eksperience në kampionatin anglez me Watford. Teknuiku toskan ndërkohë nuk do të pranonte një detyrë të përkohëshme, por të paktën një kontratë dy vjeçare.
Top Channel