LIVE/ Dita e pestë e protestës! Nis grumbullimi para Ministrisë së Arsimit, policia bën gati autobotët. Reagon sërish Rama
Pas disfatës me Elbasanin në fundjavë, Dinamo ka marrë një tjetër humbje në kampionat, kësaj radhe nga Teuta.
Sfida e prapambetur e javës së parë, e luajtur në “Niko Dovana” ishte tepër e luftuar, me durrsakët që ngelën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Vidal në minutën e 16’. Gjithsesi vendasit nuk u demoralizuan, duke kaluar në avantazh me Kotobellin në minutën e 23’.
Ekipi i Ilir Dajës tentoi të reagoi,. Por gjërat u bënë më të vështira në momentin kur Nani gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 57’, duke barazuar numrin e lojtarëve.
Në pjesën e mbetur të sfidës, durrsakët arritën të mbanin portën e paprekur, duke marrë kështu tre pikë të rëndësishme përballë një kundërshtari shumë të fortë.
Kështu Tetuta ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 5 pikë, ndërsa Dinamo bie në vendin e shtatë me 3 pikë.
REZULTATI:
TEUTA 1-0 DINAMO
Kotobelli 23’
Top Channel