Ditët e para të vitit 2018 e kanë gjetur me unazë në gishtin e fejesës 36-vjeçaren, Paris Hilton.

Ylli i njohur ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj, me të cilin po përjeton një histori dashurie që prej dy vitesh, aktorin Chris Zylka.

Lajmin e fejesës së saj me Chris Zylka e ka bërë të ditur vetë Paris Hilton në rrjetet sociale, e cila ka postuar një foto gjatë udhëtimit të tyre në Aspen të Colorados.

Në foton e postuar, Hilton shkruan: “Thashë PO. Jam shumë e lumtur për fejesën me dashurinë e jetës sime. Shoku im më i mirë dhe më përfekti për mua. Ndjehem vajza më me fat në botë. Ëndrra ime u bë realitet!”

The most romantic moment of my life! ?? #Engaged ??

A post shared by Paris Hilton (@parishilton) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA