
Kreu i shtetit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi janë mjaft aktivë në rrjetet sociale, e nëse znj. Kryemadhi më e angazhuar në postimin e aktiviteteve politike, presidenti është fokusuar tek jeta e përditshme, dhe tek aktivitetet sociale.
Një ditë më parë, pikërisht në vigjilje të festës ka qënë znj. Kryemadhi ajo që ka postuar foton familjare të familjes së Presidentit, bashkë me “Zonjën e Parë”, Era dhe Borën me Besin.
Por duket se kreu i shtetit e ka kaluar festën ashtu siç e ka tradita shqiptare, në shtëpi. Dhe këtë na e tregon sërish më së miri Monika, e cila pas puthjes së akrepave në orën 12.00 të natës, poston një tjetër foto por këtë herë duke shijuar kafen e parë për 2018 përkrah bashkëshortit të saj.
Nuk ka munguas as postimi i post festës dhe nga vetë kreu i shtetit, i cili këtë herë ka zgjedhur foto familjare të mëngjesit të 1 janarit në shtëpinë e tij, ku sërish në qendër është Era.
“Në këtë ditë të parë të 2018 uroj më shumë paqe, harmoni, dashuri e begati për çdo familje dhe për vendin tonë”, shkruan Presidenti.
Top Channel