“Dhurata” e Luanës për Manushin, ndërsa Erioni është shigjetar

01/01/2018 22:15

Për të bërë dhurata është gjithmonë koha e duhur, e por ato marrin më shumë kuptim kur bëhen në ditë festive, siç jemi tani.

E për të shoqëruar këtë atmosferë festive, në “Shiko kush Luan”, Edi Manushi mori një dhuratë të tillë nga Luana.

“Unë e di që ti ke një telefon të vjetër, ndaj do të të dhuroj një telefon, është me touch”, i thotë Luana.

Manushi hap kutinë me nxitim, por në vend të telefonit që përshkroi Luana, ishte një telefon fiks.

“Me këtë do të flasim gjithmonë! S’ka më mesazhe”, thotë Luana.

Ndërkohë, pjesë e skuadrave që u përballen në lojë ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përballë pyetjeve të Luanës u dorëzua dhe rrëfeu ditëlindjen e tij.

“Unë jam shigjetari! 17 dhjetori është ditëlindja ime”, u shpreh ai.

Top Channel