Nga nuse “delikate”, në djalë palestre

29/12/2017 11:18

Realizimi i një ëndrre për vajzën e imët nga Kalifornia.

Ishte një vajzë e vogël në trup dhe kishte një ëndërr, të shndërrohej në burrë. Por 30-vjeçarja Cody u martua 7 vjet më parë sepse kishte shumë frikë të dilte hapur. “E dija që po bëja një gabim duke u martuar, por nuk e dija si t’u thoja të tjerëve. Tani që jetoj si mashkull jam shumë më i lumtur”, thotë për “News Dog Media”.

“Nuk e besoj sa ndryshe ndihem në trup dhe në mendje. Gjithmonë e kam pëlqyer palestrën dhe tani kam trupin që dëshiroja. Kur takoj njerëz që nuk më kanë parë prej vitesh, mezi e besojnë që jam unë”.

Cody, i cili punon si shef kuzhine, kujton edhe vitet më të vështira, ato të adoleshencës. “E urreja trupin tim teksa ndryshonte. Doja të isha një nga djemtë e lagjes. Të paktën isha e vogël dhe nuk kisha trup të mbushur. Gjithashtu më pëlqenin vajzat, por duke qenë se jetoja në një familje mjaft konservatore, detyrohesha të takohesha vetëm me djem”.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA