Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Real Madrid dhe trajneri Zidane kanë shfaqur pëlqim për të, por tani ai flet hapur për një dëshirë për t’u bërë pjesë e Real Madrid.
Është sulmuesi belg Eden Hazard që nëpërmjet babait të tij Thierry shprehin dëshirën për një lidhje me Real Madrid. Në një intervistë për ‘Le Soir’, babait i fenomenit belg ka sqaruar: “Mund të konfirmoj se Eden ka refuzuar zgjatjen e mëtejshme të kontratës me Chelsea-n për të parë nëse do të konkretizohet interesi që Real Madrid ka shfaqur për të. Për momentin nuk ka asnjë kontakt nga pala madrilene”, pohoi Thierry Hazard.
Sulmuesi belg që u bë pjesë e Chelsea-t në verën e vitit 2012, pasi u ble nga Lille për 36 milionë euro, ka një kontratë me londinezët deri në verën e vitit 2020. Real Madrid ka shprehur interes për 26-vjeçarin nëpërmjet trajnerit Zidane, që e shikon si një alternativë shumë të mirë për sulmin.
Top Channel