Era e fortë përplas avionin me godinën e aeroportit në Maltë (Foto)

28/12/2017 22:50

Një aeroplan është përplasur me një ndërtesë pasi u tërhoq nga vendi ku ishte i parkuar nga era e fortë, në Maltë.

Pjesa ballore e avionit privat, u përplas me një ndërtesë në aeroportin ndërkombëtar të Maltës, në afërsi të Valetës.

Shërbimet e emergjencave u thirrën menjëherë në vendngjarje, pavarësisht se nuk u raportuan të lënduar. Nuk kishte asnjë person në bordin e avionit në kohën kur ndodhi përplasja.

Mediet malteze thonë se avioni i përket Majkëll Ashkroft, një donator i madh i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel