25/11 22:20
Liberianët kanë votuar për të zgjedhur një president të ri në një raund balotazhi midis zv. Presidentit Joseph Boakai dhe ish futbollistit të Milanit George Weah.
Ky i fundit, 51 vjeç, fitoi raundin e parë, por nuk siguroi 50% të votave, të domosdoshme për të mos iu drejtuar balotazhit.
Sfidat ligjore vonuan votimin për të zëvendësuar Ellen Johnson Sirleaf, presidenten e parë femër të zgjedhur në Afrikë.
Pjesëmarrja duket të ketë qenë e ulët, por rezultati pritet të çojë në transferimin e parë të butë të pushtetit në 73 vjet.
Më shumë se dy milionë njerëz kanë të drejtë të hedhin votat e tyre në kombin e 4,6 milionë njerëzve, të themeluar nga skllevërit e liruar të SHBA-së në shekullin e 19-të.
Top Channel