Aventurierja Katy Perry, me një të panjohur në Danimarkë…

26/12/2017 15:40

Këngëtarja e famshme është shkëputur për pak ditë nga puna e saj e ngarkuar për të vizituar motrën e cila jeton në Danimarkë me bashkëshortin.

Katy Perry e ka shijuar në maksimum atmosferën e festave ku është fotografuar duke dalë nga disa klube nate së bashku me një djalë misterioz i cili nuk i është ndarë për asnjë moment. Ata kanë qëndruar krah më krah duke flirtuar dhe duke hedhur batuta.

Duke qenë se këngëtarja është e zënë me turin muzikor të quajtur “Witness: The Tour” nuk mund t’ia lejojë vetes një lidhje të re por ama është e gatshme për aventura.

33-vjeçarja do të performojë ‘live’ gjatë gjithë natës së ndërrimit të viteve në Abu Dabi më pas do të rimarrë disa ditë pushimi para se t’i rikthehet turneut në Amerikën e Veriut pas datës 5 janar.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel