Shakira dhe Pique më të bashkuar se kurrë

25/12/2017 12:00

Fituesja e dy çmimeve Grammy, Shakira dhe futbollisti Pique, kanë hedhur poshtë thashethemet për ndarjen e tyre, lajme të cilat u publikuan në muajin tetor në mediat rozë.

Çifti simpatik u fotografua në aeroportin e New York së bashku me dy djemtë e tyre.

Në foton e publikuar çifti dukej mjaft i lumtur më njëri-tjetrin, ndërkohë që duket se festat e fundvitit kanë vendosur t’i kalojnë në New York.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel