Rita Ora me dhëmb floriri (Foto)

25/12/2017 17:05

Me rastin e Krishtlindjes, Rita Ora ka vendosur që të ndryshojë diçka në pamjen e saj, por ky ndryshim nuk është pëlqyer nga publiku.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar në Instagram një video ku shihet në taksi duke kënduar dhe kërcyer.

Në momentin që qesh, duket në gojën e saj një dhëmb floriri. Menjëherë, ndjekësit e saj në rrjetin social kanë nisur me kritikat.

“Duket e tmerrshme” dhe “Shpresoj që mos të jetë i përhershëm” ishin dy nga shumë komentet negative ndaj dhëmbit prej floriri të Rita Orës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel