Rita Ora kritikohet nga fansat

25/12/2017 13:16

Për tu dukur sa më festive në ditën e Krishtlindjeve, këngëtarja shqiptare më famë botërore, Rita Ora, ka vendosur të surprizojë fansat e saj.

Në një video të postuar në Instagram Rita shfaqet me një detaj të ri, një dhëmb prej floriri në buzëqeshjen e saj.

Por duket se ky detaj nuk u ka pëlqyer fansave të këngëtares, të cilët e kanë kritikuar dhe kërkuar ta heqë sa më shpejt.

Në video këngëtarja shfaqet duke kënduar në makinë, duke buzëqeshur herë pas herë, çka e ka vënë akoma edhe më shumë në dukje dhëmbin prej floriri.

@seattlegold hooked me up! It’s Xmas tomorrow!!

A post shared by Rita Ora (@ritaora) on

Top Channel