Prifti-bodybuilder, jeta e dyfishtë e Maksimit

25/12/2017 13:58

Kujdeset jo vetëm për shpirtin, por edhe trupin e ndjekësve të tij.

Të dielën e gjeni në meshë, në kishën e fshatit të vogël Ivanovka, në krahinën Belogorod, Rusi, por mos u habisni po e patë edhe në konkurset e kulturizmit. Maksim Pastukhov është shndërruar në yllin më të fundit të rrjeteve sociale, pasi fotot e tij duke pozuar me muskuj, kanë bërë xhiron e botës.

“Për punën e tij vlerësohet edhe nga besimtarët e moshuar, por edhe nga të rinjtë, të cilët e konsiderojnë një udhërrëfyes shpirtëror”, shkruan “Russia Today”. Sipas mediave të tjera në Rusi, Maksim është edhe “rrip i zi” në karate dhe prej kohësh bën “jetë të dyfishtë” duke u kujdesur jo vetëm për shpirtin, por edhe trupin e ndjekësve të tij.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel