Sara dhe Ledioni martohen në 2018-ën

23/12/2017 23:01

Sara Hoxha e vënë përballë motrës së saj, Lorit dhe moderatores së “Shiko Kush LUAN”, është vënë para 2 alternativave të pijë alkool, ose të tregojë se kur do të martohet me Ledion Liçon.

Sara ka zgjedhur të tregojë vetëm vitin se kur do të martohet, pa dhënë detaje të tepërta për dasmën me moderatorin Ledion Liçon, me të cilin ka edhe një djalë, Londonin.

Ajo çfarë tashmë është e sigurt, është se vitin e ardhshëm do të kemi dasmën Sara-Ledion, por do të na duhet të presim për të mësuar datën e saktë.

Top Channel