“Ndihem më e lumtur se kurrë”/ Jennifer Garner flet hapur për jetën pas divorcit me Ben Affleck 24/02 16:32
Në Kaliforninë e Jugut dhe në Arizona, banorët mbetën të tmerruar dhe pa fjalë për pamjet që panë në qiell mbrëmjen e së premtes, kur drita të bardha u shfaqën në qiell.
Të gjithë nuk hezituan të kapnin pamjet e rralla nga qielli dhe t’i postonin në rrjetet sociale dhe shumica shkruante se bëhej fjalë për jashtëtokësorë.
Megjithatë, nuk bëhet fjalë për asgjë të tillë, pasi SpaceX lëshoi 10 satelitë në orbitën e Tokës.
Për reagimet e shumta në rrjetet sociale, pati edhe një përgjigje me ironi nga Elon Musk: “Anije kozmike bërthamore aliene nga Koreja e Veriut”, shkroi ai.
Top Channel