Atmosferë festash edhe në F1, ironi dhe humor me dhuratat

23/12/2017 18:54

Shpirti i Festës së Krishtlindjeve ka prekur edhe Formula 1. Pilotët e këtij kampionati u përfshinë në një proces të përkufizuar peshkim i dhuratave apo siç thuhet rëndom në gjuhën angleze Secret Santa.

Secilit prej pilotëve iu dha detyra që të bëjnë dhuratë për një prej kolegëve një zgjedhje kjo që është bërë me anë të shortit. Ka nga ata që e kanë bërë me dedikim, ka nga ata që e kanë marrë këtë proces me ironi. Për shembull kampionit të botës Lewis Hamilton i takoi t’i bëjë dhuratë Felipe Massës që sapo i tha lamtumirë botërorit të Formula 1 për të dytën herë. Britaniku i dhuroi pantofla dhe një libër me këshilla se çfarë duhet të bëjë gjatë pensionit të tij.

Ironike ishte edhe zgjedhja e Sebastien Ocon që i kishte bërë dhuratë Lance Stroll një majmun pellushi me një banane. Vetë Ocon mori si dhuratë nga Wehrlein një kapele në formën e Panterës Rozë ashtu siç është ngjyra e makinës së ai drejton Force India.

Të suksesshme rezultuan edhe dhuratat që kishin të bënin me gatimet. Brandon Hartley i Toro Rossos mori si dhuratë nga Grosjean librin me receta të publikuar nga vetë piloti francez, ndërkohe që Vandoorne pa t’i dorëzohej një makineri për prodhimin e Waffles, që është ëmbëlsira tipike belge. Dhe në fund Daniel Ricciardos, i cili ka një admirim të veçantë për Italinë, Hartley i dhuroi një pako makaronash trengjyrëshe e prodhuar vete, ndërsa vetë australiani kishte për detyrë që ti bënte dhuratë Fernando Alonsos që ishte një palë çorape shumëngjyrëshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA