Një shtetas shqiptar, 51-vjeç, i ka dhënë fund jetës me një mënyrë tepër tragjike mbrëmjen e së mërkurës në Athinë.
Sipas repartit zjarrfikës të Athinës, viktima është 51-vjeç,me shtetësi shqiptare, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin.
Autoritetet thanë se viktima u hodh me dashje në shinat e trenit, në stacionin e Omonias, rreth orës 21.00 të mbrëmjes, në kohën që ky i fundit po hynte në stacion.
Edhe pse operacioni për nxjerrjen e tij zgjati gati 2 orë, zjarrfikësit thanë se trupi i 51-vjeçarit u nxor i pa jetë nga rrotat e trenit.
Dëshmitarë okularë thanë se e panë viktimën të hidhet me forcë përpara trenit. Askush nuk mundi ta ndalonte, ndërkohë që mbi trupin e tij kaluan të paktën 3 vagona, përpara se treni të ndalonte.
Trupi i viktimës u dërgua në morg, ndërkohë që policia do të hetojë për shkaqet që e çuan viktimën të vetëvritet.
Top Channel