Projekti “Eja këndo me ne”, iniciativë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletiti si pjesë e kolonës kulturore “Edukimi përmes artit”, ka kulmuar me fazën finale të tij në një mbrëmje konkursi mes shkollave të Tiranës në Muzeun Historik Kombëtar.
Koret e 15 shkollave finaliste prezantuan pjesë të zgjedhura korale, të cilat u vlerësuan edhe me çmime nga juria e Teatrit të Operas dhe Baletit.
“Domethënia kryesore e këtij projekti ka të bëjë me atë që TKOB tashmë ka filluar të zbatojë, konkretisht: misionin e madh që është edukimi i brezit të ri me veprat më të bukura të kompozitorëve të operas, baletit dhe folklorit më të mirë që populli ynë ka. Është një projekt që ka mbi 1 vit që ka filluar nga Teatri i Operas dhe sot mbyllëm fazën e parë të këtij projekti me titull ‘Eja këndo me ne’.”, tha Zana Çela, Drejtore e TKOB
“Edukimi përmes artit”, i nisur fillimisht në kryeqytet, do të shtrihet në shkolla të tjera në të gjithë vendin.
Top Channel