Bleona Qereti dëshmitare e dasmës së Angela Martinit

13/12/2017 16:01

Martesa e bërë në fshehtësi e supermodeles shqiptare Angela Martini në Las Vegas me miliarderin rumun Dragos Savulescu ka pasur vetëm një dëshmitare. Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe që ajo të ishte këngëtarja Bleona Qerreti si një nga njerëzit më të afërt të çiftit.

Në një status në rrjetin social Instagram këngëtarja Bleona Qereti krah fotos së çiftit të sapo martuar ka shkruar: ‘Dy personat më të bukur që kam takuar ndonjëherë.Isha me lot në sy kur ata më kërkuan të isha dëshmitare dhe shoqëruesja e nuses në ditën e tyre speciale të martesës. Faleminderit që më latë të isha pjesë e këtij momenti kaq të bukur të jetës tënde motra ime Angela. Uroj për ju gjithë dashurinë e botës dhe zoti ju bekoftë
Zoti ju bekoftë – trashëgime e me jete te lumtur !!

Dasma e Angelës dhe Dragosit ishte një surprizë për të gjithë dhe u bë me dije nga vetë modelja në Instagram. Menjëherë pas saj ka qenë bashkëshorti i supermodeles, Dragos Savulescu, i cili krah fotos së postuar nga ceremonia në Las Vegas ka shkruar: “Sapo u martova natën e kaluar me gruan më seksi në botë! E pazakontë dhe shumë e çmendur! Jeta është kaq e mahnitshme dhe aq e bukur!”.

Whatta fun we had last night!!! ??????? #vegas

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Top Channel