Bota është një vend i madh për t’u parë, por me listën e tij të vendeve që ia vlen të vizitohen gjatë vitit 2018, “National Geographic” i përmbledh ndjeshëm prioritetet më të menaxhueshme dhe Shqiperia është një prej tyre.

Ujësjellësat e fundosur, rrënojat e anijeve dhe shpellat e rralla janë disa nga thesaret relativisht të paprekura të saj.

“Dekadat e izolimit nën udhëheqjen komuniste e tkurrën, duke ruajtur kështu padashur trashëgiminë nënujore, veçanërisht jashtë brigjeve jugore të vendit”, shkruan revista e njohur, që përzgjedhjen e saj e mbështet në 3 kategori kryesore: qytetet që duhen vizituar, kultura që lipset të shihet dhe natyra që duhet shijuar.

Pyetja kryesore e 9.6 milionë lexuesve ishte ‘Ku duhet t’i kaloj pushimet?’ dhe ne u përgjigjëm me 21 destinacione në mbarë globin, thotë kryeredaktori i seksionit të udhëtimeve, George Stone.

Në mesin e sugjerimeve të tjera është një vizitë në peizazhin mahnitës të Oahut në Hauai; 400 milje për t’u përshkuar në një zonë të Jordanisë, një rrugë që të çon mes pyjesh, kanionesh, e shkretëtirash, deri në brigjet e Detit të Kuq; Parku Kombëtar i Seoraksanit në Korenë e Jugut me një terren malor që të lë pa frymë; Madagaskari, ishulli i biodiversitetit dhe lemureve; Sidneji i Australisë me shtëpinë e tij ikonë të operas; Santiago i Kilit apo Oaxaca në Meksikë.

Në listë, Shqipëria sugjerohet përpara Vjenës, ku do të ekspozohen vepra të Gustav Klimtit dhe Otto Ëagnerit, që të dy të shuar në vitin 1918, apo Dublinit të Irlandës dhe “pub”-et e tij aq miqësore dhe të rehatshme.

FOTO GALERI
3/18
Qyteti i gurit, Jordani

Top Channel