Kështu shkrini akullin në xhamin e makinës

30/11/2017 11:20

Teksa moti është në kushte ekstreme, hyjmë në mesin e dimrit në muajin dhjetor, ku dhe ngricat bëjnë të vetën.

Ndodh shpesh në kushte të tilla kur lëmë mjetet gjithë natën të parkuara para shtëpisë dhe në mëngjes do të duhet të pastrosh xhamat nga akulli.

Ken Weathers është sinoptikan për WATE 6 News në Tenesi të SHBA, dhe na jep zgjidhjen si të heqim akullin në moment, dhe pa gërvishtur xhamin.

Gjithçka që ju duhet është një përzierje me 2/3 alkool i denatyruar dhe 1/3 ujë në një shishe spraj. Kur e hidhni mbi sipërfaqe akulli do të zhduket dhe do të lërë një xham të pastër për gjithë ditën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA