Shtëpia e Bardhë, gati dekorimet për Krishtlindje

28/11/2017 18:18

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump priti pjesëtarë të shtypit dhe fëmijë nga baza ushtarake “Endrius”, në ceremoninë e prezantimit të dekorimeve të Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.

Tema e këtij viti, “Nderim i traditave” u bën homazh 200 viteve traditë festive në Shtëpinë e Bardhë. Dekorimet përfshijnë 53 pemë krishtlindjeje, 71 kurora, më shumë se 12 mijë zbukurime dhe një bukë xhinxheri 91 kilogramëshe, në formën e Shtëpisë së Bardhë.

Grand Foyer dhe Cross Hall janë dekoruar me shumë pemë Krishtlindjeje të mbuluara me orendi kristali dhe borë artificiale.

Dhoma e Kuqe mbante një pemë të vogël Krishtlindjeje dhe dekorime të bëra me ëmbëlsira dhe karamele. Atje, Zonja e Parë u ul me fëmijët e bazës ushtarake “Endrius”, për të bërë dekorime të tjera festive.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, nënvizohej se “gjatë pjesës më të madhe të dhjetorit, Shtëpia e Bardhë do të ketë më shumë se 100 raste me dyer të hapura dhe pritje”. Më shumë se 25 mijë vizitorë do të shëtisin në hollet e saj dhe do të marrin pjesë në turet publike.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA