Me anë të një kërkese të bërë publike nga deputetja Albana Vokshi, Partia Demokratike kërkon mocion me debat për dhunën në familje dhe propozon një rezolutë. Mes firmëtarëve për marrjen e masave urgjente është edhe Kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Këto janë ditët, kur ne nuk duhet të heshtim, por të reagojmë kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në çdo institucion”, thotë Vokshi.

“Qeveria s’ka ndërtuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës ne familje. Mbikëqyrje e fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje. Brenda 15 ditëve Kuvendi krijon Komision të Posaçëm për trajtimin ligjor të fenomenit. Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizën, të paraqesë të dhënat, të krijoje regjistrin kombëtar për dhunën në familje. Përcaktim me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse me qëllim parandalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së viktimave. Përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje. Rishikim për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjetesës në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës”, thuhet në rezolutën e PD-së.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA