Fatura 1 mln USD, PS: Ku i gjeti paratë Basha. PD: U deklaruan në SHBA

25/11/2017 14:33

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i bëri thirrje kreut të KQZ-së, Klement Zguri, që të mos bëjë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e PD apo falsifikim protokolli për deklarime të mëparshme pasi kjo sipas tij do të përbënte një vepër të rëndë penale apo prishje të provave për një të tillë.

Por në lidhje me këtë, KQZ përmes një deklarate të lëshuar mbrëmjen e së shtunës garanton opinion publik se ka respektuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike duke i publikuar raportet financiarë që në datën 13.11.2017 ashtu siç janë dorëzuar nga vetë forcat politike.

Por më herët PS i drejtoi kreut të opozitës, Lulzim Basha, disa pyetje për origjinën e 1 milionë dollarëve dhe përse ai ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të PD-së? Numri dy i PS-së i kërkon gjithashtu Bashës të shpjegojë se cila është marrëdhënia mes PD dhe kompanisë “Biniatta Trade LP”, e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Kush janë personat që kanë transferuar paratë dhe a është financuar PD nga para të pista?

Ka reaguar partia demokratike e cila sqaron se kontratat e lobimit janë dokumente publike të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.  Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrolluar nga qeveria amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA