Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pas dreke këtë të premte në Tiranë, teksa një automjet ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’Ark”, me autor drejtuesin e mjetit Agron Dedja, 21 vjeç.

Shtetësja e paidentifikuar ende është transportuar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, por edhe një ekip hetimor për veprimet e mëtejshme mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA