Sharapova hetohet për mashtrim, rrezikon 7 vite burg në Indi

22/11/2017 14:34

Problemet nuk kanë fund për Maria Sharapovën. Tenistja ruse është vënë nën hetim nga policia indiane për mashtrim dhe konspiracion kriminal, në një çështje që ka të bëjë me një agjenci imobiliare.

Bëhet fjalë për “Homestad Infrastructure”, e cila ka përfituar miliona dollarë nga blerës të mundshëm për një projekt të quajtur “Ballet by Maria Sharapova”, që duhej të ndërtonte apartamente superluksoze me heliporte mbi tarracat e tyre, si dhe një akademi tenisi.

Sharapova, 5 herë fituese e turneve “Grand Slam”, në vitin 2013 bëri një vizitë në Indi për nisjen e këtij projekti, madje u zhvillua edhe një ceremoni me këtë rast.

Policia i nisi hetimet në lidhje me këtë çështje më 16 nëntor, ndërkohë që Piyush Singh, avokati që përfaqëson të gjithë blerësit e mashtruar, deklaroi se çdo veprim u bë për shkak se projekti ishte i lidhur me emrin e Maria Sharapovës.

Nëse tenistja ruse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon të dënohet deri në 7 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA