Arsenali dominoi derbi e Londrës, duke e nënshtruar Tottenhamin në ndeshjen më të mirë të këtij sezoni. Të besuarit e Arsen Ëenger fituan 2-0, me golat e Shkodran Mustafit dhe Alexis Sanchez, që në pjesën e parë të lojës.
Që në fillim, takimi dukej se do të ishte i luftuar, me Arsenalin që u shfaq shumë rrezikshëm në portën e miqve.
Tottenhami u gjend i papërgatitur dhe minutë pas minute filloi të humbasë terren. Presioni i lartë i “topçinjve” i afroi më shumë pranë portës.
Një goditjë dënimi në minutën e 36 u finalizua me gol, pas goditjes së Shkodran Mustafit. Nga ky moment, Tottenhami pësoi një shthurje taktike, të cilën Arsenali e shfrytëzoi më së miri. Pesë minuta më vonë, Alexis Sanchez u tregua i saktë brenda zonës për të fiksuar shifrat në 2-0.
Pjesa e dytë ishte sërish me një ritëm shumë të lartë dhe, pavarësisht përpjekjeve të Tottenhamit, rezultati mbeti i pandryshuar. Arsenali ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të në kuotën e 22 pikëve, pas 12 javësh në Premier League.
Top Channel