Pas tërheqjes nga futbolli, ylli portugez shijon kohën e lirë mes miqsh. Ronaldo ndau me ndjekësit disa momente nga fusha e golfit.

Larg angazhimeve me ekipin e tij kombëtar dhe pas tërheqjes nga futbolli, Cristiano Ronaldo po shijon një periudhë relaksi. Këtë herë, ylli portugez ka zgjedhur golfin për të kaluar kohën e lirë, në shoqërinë e miqve.

Ish-sulmuesi i Portugalisë publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e kaluara në fushën e golfit, duke treguar një tjetër pasion jashtë futbollit. “Kohë të mira me miqtë”, shkroi CR7 në postimin e tij në Instagram, duke shoqëruar fotografitë me këtë mesazh të thjeshtë. Pas një karriere të jashtëzakonshme në futboll, Ronaldo duket se po gjen kohë për aktivitete të tjera, ndërsa golfi është një nga mënyrat që ka zgjedhur për t’u shkëputur nga impenjimet sportive.

Top Channel