Një zjarr i qëllimshëm është vendosur në një lokal gjatë natës në Vlorë, në afërsi të spitalit rajonal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23, kur banorët pasi kanë parë tymin të dilte nga lokali kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, i cili kishte përshkuar të tëra mjediset e lokalit.

Pronari i lokalit, 25-vjeçari me inicialet D.D ka deklaruar jashtë kamerës se zjarri është i qëllimshëm, pasi fillimisht është thyer xhami nga pas dhe është hedhur brenda lëndë djegëse.

Ai kishte pak kohë që e kishte marrë me qera këtë lokal, ku çdo gjë është shkrumbuar nga zjarri.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje ka marrë në pyetje pronarët si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një ambjenti aty afër.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë zjarrvënie të qëllimshme, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA