Aktori i “Portokallisë” Gaz Paja vijon ndoshta me këshillat sensibilizuese, që për këtë javë ishin për sigurinë rrugore.

“A e dini që ai që ka një veturë po të ecte në këmbë do i thoshin të gjithë ‘ej po ti pse në këmbë sot?”, është shprehur Gazi në videomesazhin në fund të “Portokallisë”.

Kur bie shi… me mire hap krahun. ?

A post shared by Gaz Paja (@gazpaja) on

Kurse me postimin e tij të fundit në Instagram, ku Gazi është me motor, do duhet ti themi ne aktorit: A e di që ai që ka një veturë po të ecte me motor, do i thoshin të gjithë “ej po ti pse me motor sot?”.

Por në fakt, vetë Gazi ka vijuar me tjetër shprehje: “Kur bie shi… më mirë hap krahun”.

Në videot sensibilizuese këtë herë spektakli i humorit kishte zgjedhur të jepte mesazhe për sigurinë rrugore. “Dikur në autobus shkruhej “Mos i fol shoferit”, tani duhet shkruar “Shofer mos i fol celularit”, shprehet aktori Erblin Bajko.

“Shofer, mos ec shpejt me makinë, përpara se të mendosh për jetën e të tjerëve, mendo të paktën për tënden”, sensibilizon Oriana Cama.

“Nëse keni një rrogë modeste dhe ëndërroni të blini një veturë, më mirë vazhdoni të ëndërroni”, është mesazhi i aktorit Irgen Çela.


“Një mjek në klinikë të shpëton jetën kur je duke vdekur, një polic në trafik të shpëton jetën kur je ende gjallë”, thotë Kimikati (Olsi Bylyku)

“Ai që merr patentën me mik e me rryshfet do të paguajë gjoba gjithë jetën e vet”, thotë Salsano.

Por mesazhi i Erditit është disi ndryshe: “Vetura është mjeti më i mirë për të mos takuar njerëz të njohur thotë ai.

Top Channel